Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!
Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur në ceremoninë hapëse të vitit të ri akademik 2026-2027, u ndal te rëndësia e formimit të magjistratëve dhe përgjegjësia që mbart profesioni i tyre në funksionimin e shtetit të së drejtës. Duke iu drejtuar studentëve që kanë zgjedhur rrugën e magjistraturës, Begaj tha se përkushtimi ndaj vlerave, vendosmëria dhe përgjegjësia ndaj shoqërisë janë elemente thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Begaj theksoi se zgjedhja e profesionit të magjistratit kërkon më shumë se njohuri juridike, pasi sipas tij, ky profesion lidhet drejtpërdrejt me karakterin, integritetin dhe pjekurinë profesionale. “Vullneti juaj, përkushtimi ndaj vlerave dhe vendosmëria për t’i shërbyer drejtësisë janë gatishmëria dhe gurthemeli për një shoqëri të drejtë, parimore, të virtytshme, të paqtë dhe të...
Burimi:
javanews.al