Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Befasia e Bayern në merkato: një qendërmbrojtës i klasit botëror
👁11187
10 Qershor 2025 16:21 Telesport Bayern pritet të befasojë në merkaton e verës duke transferuar një qendërmbrojtës të klasit botëror. Me shitjen e mbrojtësit Kim dhe me largimin e Eric Dier, Bayern nuk mund të mjaftohet me gjermanin Tah. Në Mynih pritet edhe një qendërmbrojtës tjetër. Pika e dobët e bavarezëve këtë verë ka qenë dyshja përpara gjigantit Manuel Neuer. Në Mynih e kanë kuptuar se Champions League nuk fitohet pa një bosht të qendrueshëm në mbrojtje. Emrat si opsione janë të shumtë. Aktualisht përmenden Bastoni i Interit, Araujo i Barcelonës, Gabriel i Arsenalit dhe Konate i Liverpool.