Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Befasi në Botërorin e Klubeve, Al Hilal i trajnerit Inzagi eliminon Mançester Sitin
Adriatik BALLA Vijojnë befasitë e mëdha në Kampionatin Botëror për Klube, ku dje në mëngjes ndodhi një eliminim i bujshëm. Në fakt, janë dy befasi të njëpasnjëshme që ndodhën mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Kështu, pas eliminimit të Interit nga brazilianët e Fluminenses, ishte radha e Mançester Stit që t’i thoshte lamtumirë këtij Botërori, duke u mundur në një sfidë dramatike nga Al Hilal me rezultatin 3-4. Takimi i luajtur në Orlando nisi mjaft mirë për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 9’ me anë të Bernardo Silvës....