Beatrix Ramosaj ‘thyen’ heshtjen pas 5 vitesh: Përndjekësi hapi 200 profile për mua

Beatrix Ramosaj ‘thyen’ heshtjen pas 5 vitesh: Përndjekësi hapi 200 profile për mua

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka vendosur të flasë publikisht për një situatë shqetësuese me të cilën, sipas saj, po përballet prej më shumë se pesë vitesh. Përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, artistja ka bërë të ditur se është përballur me përndjekje të vazhdueshme kibernetike nga i njëjti person, i cili dyshohet se ka krijuar mbi 200 profile të ndryshme në rrjetet sociale. Sipas Beatrix, personi në fjalë është përpjekur të mbledhë informacione rreth jetës së saj private, duke kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme familjarë, miq, persona të rrethit të saj, por edhe njerëz që ajo ndjek në rrjetet sociale. Artistja thotë se përndjekësi është përpjekur të ndërtojë një version të jetës së saj bazuar në informacionet që arrin të gjejë online, duke plotësuar me hamendësime...