BE reagon për arrestimin e Vlora Hysenit: Po ndjekim nga afër luftën kundër krimit
Vlora Hyseni BRUKSEL- Bashkimi Europian ka reagur lidhur me dosjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Brukseli ka përcjellë një mesazh të qartë mbështetjeje për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe veçanërisht për SPAK. I pyetur për çështjen, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, deklaroi se Komisioni nuk komenton raste që janë ende në proces gjyqësor apo hetim. Mercier bëri të ditur gjithashtu se kontaktet me autoritetet shqiptare vijojnë. “Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka...
Burimi:
zeri.ai