BE qëndron përkrah sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës

BE qëndron përkrah sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të martën se e mbështet “fuqishëm” sovranitetin, rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës, pas deklaratave të një kryetari komunal në Republikën Sërpska për bashkimin e këtij entiteti me Serbinë. Në prag të festimit të Ditës së Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviq, shkroi në Facebook se "Republika Sërpska dhe Serbia janë një". "Një popull dhe një flamur. Uniteti, harmonia, harmonia dhe liria, janë fjalë të shenjta serbe për të cilat duhet të përpiqemi, pafundësisht, deri në qëllimin përfundimtar", tha Stanivukoviq. Bashkimi Evropian në Bosnje kujton se "thirrjet e njëanshme për ndryshime në kornizën kushtetuese, qoftë përmes ndarjes, rivendosjes së kufijve, integrimit me shtetet fqinje apo shfuqizimit të entiteteve, nuk janë në përputhje...