Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë
Bashkimi Europian, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është miratuar për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ky fond do të përdoret për të investuar në energjinë e rinovueshme. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Në Shqipëri, fondet do të përdoren për të përmirësuar sistemin e transmetimit të energjisë, digjitalizimin e nënstacioneve për rritjen e kapacitetit dhe uljen e humbjeve në rrjet. Investimet do të prekin edhe HEC-in e Fierzës, për përmirësimin e sistemeve. Gjithashtu...