“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

Zëvendësdrejtori për zgjerimin në Bashkimin e Europian, Christophe Galandi tha se me paketën e re të zgjerimit Komisioni Europian mbështet ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në vitin 2027. “Shqipëria ka vendosur objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat në vitin 2027 dhe po punon fort për të arritur këtë. Ne po e ndihmojmë Shqipërinë si Komision Europian, por edhe me shtetet anëtare që ta realizojmë atë. Duhet që jo vetëm ta miratoni legjislacionin europian, por edhe ta zbatoni atë në praktikë në mënyrë që të mund të bëheni një shtet anëtar i fortë i Bashkimit e Europian”, tha zëvendësdrejtori për zgjerimin në KE, Christophe Galand, për Klan News. Galland ka vlerësuar edhe rezultatet në luftën ndaj korupsionit. “Mendoj se kjo është një çështje shumë...