BE-ja ndryshon rregullat për shqiptarët/ Ja çfarë ndodh me pensionet dhe sigurimet shëndetësore

BE-ja ndryshon rregullat për shqiptarët/ Ja çfarë ndodh me pensionet dhe sigurimet shëndetësore

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si shqiptarët udhëtojnë apo punojnë në Evropë. Ai do të sjellë edhe integrimin e Shqipërisë në sistemin evropian të koordinimit të sigurimeve shoqërore. Komisioni Evropian evidenton në analizën e tij se vendet e reja anëtare duhet të kenë sistemet e tyre të përgatitura për koordinimin e plotë të të drejtave sociale me pjesën tjetër të BE-së. Një nga ndryshimet më të prekshme për qytetarët lidhet me Kartën Evropiane të Sigurimit Shëndetësor, EHIC. Sistemi mundëson mbulimin sipas rregullave evropiane të kujdesit shëndetësor të nevojshëm gjatë një qëndrimi të përkohshëm në një shtet tjetër pjesëmarrës. Për një Shqipëri anëtare, sistemi kombëtar do të duhej të ishte në gjendje të administronte edhe rimbursimin e këtyre përfitimeve. Ndryshimi...