BE-JA NDRYSHON RREGULLAT E LOJES, FITON SHQIPERIA

BE-JA NDRYSHON RREGULLAT E LOJES, FITON SHQIPERIA

Brukseli po shqyrton një model të ri zgjerimi për vendet kandidate, ku përfitimet dhe integrimi në sektorë të veçantë të Bashkimit Evropian mund të vijnë përpara anëtarësimit të plotë. Ideja e integrimit gradual po merr gjithnjë e më shumë mbështetje në institucionet e BE-së dhe në disa prej vendeve kryesore anëtare. Sipas Komisionit Evropian, ky model synon t’u japë vendeve kandidate përfitime konkrete për qytetarët, duke i nxitur njëkohësisht të përshpejtojnë reformat dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësim. Brukseli e konsideron integrimin gradual një mekanizëm që mund t’i afrojë vendet kandidate me tregun dhe strukturat e Bashkimit Evropian, edhe përpara se ato të bëhen anëtare me të drejta të plota. Shqipëria është një prej vendeve që mund të përfitojë nga ky model. Brukseli sjell si...