Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt dhe i qëndrueshëm
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë e bllokut europian. Postimi i tij i fundit në rrjetin social Twitter mori për referencë një njoftim të fundjavës, kur Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e dytë të asistencës për Forcat e Armatosura Shqiptare. 15 milionë euro u ndanë për vendin nga Mekanizmi Europian për Paqen, duke e çuar në 28 milionë euro totalin e ndihmës për Shqipërinë. “Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE–Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria...