BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit
Komisioni europian dënoi këtë të dielë aktet e dhunës që kanë përfshirë këto ditë Tiranë duke theksuar se dhunë nuk ka vend në demokraci dhe se personat e përfshirë duhet të përgjigjen para ligjit. Sipas Komisionit dhe përgjigja ndaj këtyre akteve duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale Deklarata e Komisionit Europian për situatën e rënduar në Shqipëri, mbërriti në ditën e gjashtë të protestave të dhunshme në kryeqytet. Për situatën e krijuar, Brukseli flet me terma të qartë. “Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale”,...
Burimi:
argjiroja.net