Bayern merr lajmin e mirë, ylli i Liverpool pranon ofertën! Kushton 80 mln euro

Bayern merr lajmin e mirë, ylli i Liverpool pranon ofertën! Kushton 80 mln euro

7 Korrik 2025 16:22 Telesport Më në fund një lajm i mirë për Bayern! Ylli i Liverpool, Luis Diaz, ka refuzuar ofertat e Barcelonës dhe ka vendosur të transferohet në “Allianz Arena”. Kolumbiani është joshur nga ideja për të luajtur në Mynih. Gazeta gjermane Bild raporton se sulmuesi anësor i “The Reds” ka njoftuar klubin e tij për dëshirën që ka. Ai mezi pret lëvizjen te rekordmenët e Bundesligës. Bayern duhet të paguajë 80 mln euro për kartonin e tij. Shifër e lartë, por e pranueshme për tregun e sotëm ndërkombëtar të futbollit.
Burimi: Telesport.al