Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bayern interesohet për qendërmbrojtësin spanjoll
👁9480
Dean Huijsen (20) po shkëlqen te Bournemouth dhe po tregon se mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Ai është holandez, por luan me kombëtaren e Spanjës. Sipas mediave gjermane, Bayern ka disa vite që e ndjek talentin dhe ka ruajtur kontakte me babain e këtij të fundit. Kontrata aktuale e Huijsen skadon në vitin 2030 dhe ka klauzolë largimi 58 mln euro. Për të kanë interes edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, por Bayern duket më pranë tij.