Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern humb durimin, oferta e tretë për Luis Diaz kalon limitet
23 Korrik 2025 16:48 Telesport Në fillim rreth 45 mln euro. Më pas 67,5 mln euro. Bayern tashmë po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, rekordmenët e Bundesligës janë gati të ofrojnë jo 75, por plot 80 milionë euro për sulmuesin kolumbian. Luis Diaz shënoi 17 gola dhe dha 5 asistime në 50 ndeshje të sezonit të kaluar me Liverpool. Për të ka shprehur interes ehde Barcelona.