Bastet/ Gjetën 5 të parët e ‘Topit të Artë’, organizatorët hapin hetim

Bastet/ Gjetën 5 të parët e ‘Topit të Artë’, organizatorët hapin hetim

E fitoi Herri Kejn por fituan dhe ata që gjetën 5 lojtarët e parë të klasifikuar sipas një rënditje fituese. Kjo ka ngjallur dyshime mbi besueshmërinë e atyre që dinin rezultatin pak para ceremonisë… Tani mësohet se ‘France Football’ ka hapur një hetim mbi bastet e dyshimta që parashikuan saktë pesë më të mirët për Topin e Artë 2026! 12 llogari dyshohet se vendosën baste me vlerë mbi 264,000 dollarë, duke gjeneruar gati 200,000 dollarë fitime. Ata parashikuan saktë 5 vendet e para: Harry Kane Kilian Mbape Lamine Jamal Rodri Lionel Mesi Llogaritë treguan modele bastesh çuditërisht të ngjashme, duke ngritur dyshime se të dhënat konfidenciale mund të jenë zbuluar para ceremonisë. Ndërkaq është kontaktuar edhe policia franceze e cila mund të ndërmarrë shpejt hapa...