Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bashkitë në vend rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, por i ulin për investimet, Ja arsyet
👁3069
Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023. Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky zë vitin e kaluar zuri 19% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor nga 24% në vitin 2023. Shpenzimet për personelin vendor po rriten vit pas viti për dy arsye. E para lidhet me transferimin e funksioneve të pushtetit qendror tek ai vendor, si rrjedhojë...