Bashkia e Tiranës në terren për matjen edhe evidentimin e objekteve të palegalizuara

Bashkia e Tiranës në terren për matjen edhe evidentimin e objekteve të palegalizuara

Bashkia e Tiranës, prej disa javësh, ka rinisur procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara. Të ndihmuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, inspektorët e bashkisë kanë dalë në terren, duke u paraqitur pranë këtyre objekteve për t’i dhënë përparësi atyre që ende nuk kanë kontaktuar me njësitë administrative vendore për të bërë deklarimet.“Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë aplikuar për të legalizuar objektet e tyre nga 2005-2006 dhe në vazhdimësi, të cilit ne hasim një problematikë të madhe në gjetjen e kontakteve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar dhe nuk e kanë më atë kontakt që të kontaktohet nga drejtoria e koordinimit të legalizimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila bashkëpunon me ASHK për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces. I...