Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako shkruan se ky operacion vjen si pjesë e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror dhe do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit. “Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm,...
Burimi: Opinion.al