Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
“Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë
👁12087
Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit. Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po rriten dukshëm. Suksesi i papritur duket se na gjeti të papërgatitur në disa drejtime, duke shtuar presionin për ndërhyrje të shpejta nëse duam që rritja të jetë e qëndrueshme. Operatorët turistikë presin që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord të vizitorëve të huaj me...