Bardhi sulmon Ramën, Balla i përgjigjet: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

Bardhi sulmon Ramën, Balla i përgjigjet: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

Sesioni i parë i Kuvendit ka nisur me replika mes kryetarëve të grupeve parlamentare. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca do të vazhdojë të votojë ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. “Një sesion i ri parlamentar normalisht duhet të fillojë me atë që do të bëjmë më mirë për shqiptarët në muajt që kemi përpara, por siç është katandisur ky parlament, nuk ka më ndonjë dilemë se kjo mazhorancë do të vazhdojë të votojë kokëulur ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Do të vazhdojë të votojë programin e Edi Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur nga sundimi i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Për Shqipërinë si tokë...