Bardhi sulmon Ballukun: Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms.BelaMafian

Bardhi sulmon Ballukun: Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms.BelaMafian

Drejtuesi Politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka sulmuar sërish zëvendës kryeministren Belinda Balluku, duke ngritur një sërë akuzash. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Balluku shastiset me premtimet e opozitës, ndërkohë që vetë ajo “ka shastisur një SPAK të tërë.” “Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma. Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët! Sa për aperitiv fundjave këto: 50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë 180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë 45 milionë...