Bardhi i del në mbrojtje Erion Braçes: Ai e ngirti zërin, të tjerët heshtën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për debatin rreth votës së deputetit socialist Erion Braçe për Hartën e Re Territoriale. Bardhi e zhvendosi vëmendjen te përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e 15 bashkive. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Bardhi tha se Braçe ishte i vetmi deputet socialist që kundërshtoi publikisht hartën e re dhe argumentoi kundër saj në seancën plenare. Sipas tij, debati publik duhet të përqendrohet te vendimmarrja e kryeministrit dhe pasojat e saj, jo te vota e Braçes. Bardhi pretendoi se harta e re rrezikon të thellojë shpopullimin dhe të largojë më tej shërbimet nga qytetarët. Ai kritikoi gjithashtu deputetët socialistë që përfaqësojnë zonat e prekura nga ndryshimet territoriale, duke thënë se nuk e...
Burimi:
ntv.al