Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në burg deputetët. Ironia e Ballës: Më vjen mirë koleg, votoni dhe ligjet e tjera

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në burg deputetët. Ironia e Ballës: Më vjen mirë koleg, votoni dhe ligjet e tjera

Edhe sesioni i ri parlamentar ka nisur me debat, akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka ironizuar qasjen e re të qeverisë ndaj qytetarëve përmes BESËS dhe Pranisë Besnike. Duke iu drejtuar kolegëve socialistë, Bardhi tha se do të jetë i pari që do të votojë projektligjin që do të sjellë Rama në Kuvend, ku do të kërkojë dënimin me burg për deputetët që do të përpiqen të fusin njerëz në punë. “Kur Rama të sjellë në parlament ligjin që do t’ju fusë në burg nëse fusni njerëz në punë, unë do jem i pari që e votoj”, tha Bardhi. Por nuk mungoi as ironia e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili theksoi se...