Barcola: Erdha te Liverpool për të fituar Premier League dhe për të luajtur këtu sa më gjatë
1 Shtator 2026 12:30 Telesport Bradley Barcola tashmë është një lojtar i ri i skuadrës së Liverpool. Francezi deklaroi se nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “reds” për të ndihmuar klubin të fitojë Premier League dhe të jetë një lojtar afatgjatë në skuadër. Transferimi prej 123 milionë eurosh i anësorit nga PSG u konfirmua të hënën pas interesit afatgjatë të ekipit anglez këtë verë. “Është një krenari e madhe të jem në gjendje të luaj për Liverpool. Jam shumë i lumtur”, tha Barcola. Më tej, 23-vjecari komentoi transferimin: “Më duhej shumë kohë, por jam vërtet i lumtur që jam në gjendje të luaj për Liverpool dhe e tëra që dua është të jem në fushë dhe të jem në gjendje të luaj”. “Shpresoj të arrij gjëra...
Burimi:
telesport.al