Barcelona u interesua për mua, por vendosa të qëndroj. Jam i lumtur tek Interi”
9 Shtator 2026 11:14 Alfred Lleshi Lautaro Martínez foli për ESPN pas ndeshjes Real Madrid–Inter dhe konfirmoi interesimin e Barcelonës gjatë merkatos së fundit. Kapiteni i Interit bëri të qartë se, pavarësisht ofertave apo interesimit nga klubet e mëdha, ai zgjodhi të qëndrojë në Milano: “Edhe pse ka klube të mëdha që të kërkojnë, duhet të jesh gjithmonë mendërisht i përgatitur për vendin ku je. Ka pasur interesim nga Barcelona, por në fund vendosa të qëndroj te Interi. Kam kontratë dhe jam i lumtur në klub. Njerëzit më duan dhe dua të vazhdoj të bëj gjëra të rëndësishme këtu.” Pak ditë më parë, presidenti i Interit, Beppe Marotta, kishte konfirmuar interesimin e Barcelonës për kapitenin zikaltër: “Po, kjo është e vërtetë, por përgjigjja jonë ishte shumë...
Burimi:
telesport.al