Barcelona sherr mediatik me Athletic për Nico Williams, presidenti Laporta vë “pikat mbi i”

Barcelona sherr mediatik me Athletic për Nico Williams, presidenti Laporta vë “pikat mbi i”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, komentoi sot mbi ardhjen e mundshme të Nico Williams në “Camp Nou”. Një operacion që ka ngjallur protesta nga Athletic Club, klub me të cilin luan talenti spanjoll. Në fakt, drejtuesit baskë i kanë kërkuar La Liga të verifikojnë gjendjen financiare të Barçës, duke besuar se nuk ka mundësinë të paguajë klauzolën e përfundimit të kontratës së lojtarit spanjoll për shkak të problemeve me fair play-in financiar. Laporta reagoi, ku sqaroi situatën: “Secili bën atë që mendon se është e përshtatshme. Ne po ndjekim udhëzimet e drejtorit tonë sportiv dhe trajnerit. Ne e respektojmë atë që bën Athletic dhe shpresojmë që edhe ata të respektojnë zgjedhjet tona“. Duke folur për vështirësitë e hasura, presidenti i klubit katalanas shtoi: “Nuk po...