“Barcelona sapo është tërhequr”, Arsenali merr vesh lajmin dhe nis sulmin për yllin spanjoll

“Barcelona sapo është tërhequr”, Arsenali merr vesh lajmin dhe nis sulmin për yllin spanjoll

20 Prill 2025 12:26 Telesport Arsenali ka marrë vesh se Barcelona është tërhequr nga gara për Nico Williams. Kjo e ka nxitur klubin anglez që të intensifikojë bisedimet me Athletic Bilbaon për transferimin e yllit spanjoll. Sulmuesi anësor kushton rreth 60 mln euro, por mund të shitet edhe për 15 mln euro më shumë, nëse gara për kartonin e tij bëhet edhe më e ethshme. Nico Williams ka oferta edhe nga Parisi, Chelsea dhe Bayern. Arsenali duket i avantazhuar, por klubi bask pritet të bëjë atë që bën gjithmonë me lojtarët e vet, t’i mbajë me patjetër në ekip.
Burimi: Telesport.al