Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona, përforcimi i radhës vjen nga Bundesliga
👁4673
29 Prill 2025 14:39 Telesport Barcelona është e interesuar të rimarrë Alejandro Grimaldo këtë verë. Sky Deutschland thotë se drejtori sportiv i Barçës, Deco, është tashmë në bisedime me mbrojtësin e krahut të Bayer Leverkusen. Largimi i pritur i trajnerit të Bayer, Xabi Alonso, mund të shënojë gjithashtu fundin e kohës së Grimaldos në Bundesliga. Xabi këmbënguli për nënshkrimin e tij nga Benfica. Tani 29 vjeç, Grimaldo e filloi karrierën e tij me Barcën, ku kaloi nëpër sistemin La Masia përpara se të transferohej te Benfica. Me Bayer, Grimaldo është tani në sezonin e tij të dytë.