Barcelona nuk e ka të lehtë ndaj Sevilla, pjesa e parë mbyllet në barazim (video)

Barcelona nuk e ka të lehtë ndaj Sevilla, pjesa e parë mbyllet në barazim (video)

19 Shtator 2026 21:54 Telesport Pjesa e parë mes Sevilla dhe Barcelonës është mbyllur në barazim 1-1, e vlefshme për javën e shtatë në La Liga. Barcelona iu afrua golit të parë që në minutën e 8-të, por goditja e fuqishme e Lamine Yamal u përplas në shtyllën e majtë. Në minutën e 19-të vjen goli i parë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Youssouf Fofana shënon me kokë për vendasit, pas krosimit të Felix Correia. Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 22-të me Raphinha. Braziliani shënoi një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Andreas Christensen. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 1-1. SHIKOGOLAT