Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Barcelona mposht Espanjolin e Kumbullës në derbi, katalanasit shpallen zyrtarisht kampionë të La Ligës
👁5867
La Liga ka kampionin e saj të ri. Barcelona ka fituar sot titullin në sezonin 2024/25 në kampionatin spanjoll. Katalanasit kanë mposhtur Espanjolin në derbi me shifrat 0-2. Lamin Jamali zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Fermin Lopezi vulosi fitoren në minutën e 95. Kaq ka mjaftuar që Barça të sigurojë 3 pikët dhe bashkë me to edhe titullin kampion në La Liga. Titullar në këtë derbi ishte edhe Marash Kumbulla, i cili kishte detyrën e vështirë për të ndalur yjet e Hansi Flikut./Sport Ekspres/