Barcelona krenohet me rikuperimin ekonomik; 1.1 miliardë euro deri në 2027

Barcelona krenohet me rikuperimin ekonomik; 1.1 miliardë euro deri në 2027

Barcelona tregon me krenari përmirësimin ekonomik të klubit, duke u mbështetur te ndryshimi i vlerësimit të aftësisë së kreditit nga “i qëndrueshëm” në “pozitiv”, sipas njoftimit të bërë këtë të hënë nga agjencia e vlerësimit “Morningstar DBRS”. “Ndryshimi i tendencës nga ‘e qëndrueshme’ në ‘pozitive’ mbështetet nga përmirësimi i performancës financiare të Futboll Klub Barcelona gjatë dy sezoneve të fundit, së bashku me pritshmërinë për përmirësime të mëtejshme falë të ardhurave më të larta që priten nga rikthimi i skuadrës në ‘Spotify Camp Nou’, si dhe nga kontrolli efektiv i kostove i zbatuar nga UEFA dhe La Liga. ‘Morningstar DBRS’...
Burimi: Telesport.al