Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

14 Prill 2025 17:35 Telesport Barcelona po punon me ritëm të lartë për merkaton, duke intensifikura bisedimet me disa agjentë, duke qenë se vera po afron dhe duhen lëvizje të reja. Relevo raporton se katalanasit do të shesin disa lojtarë për të financuar blerjen e disa yjeve. Lista është përditësuar me dy emra. I pari është mbrojtësi i djathtë i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, kurse i dyti mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders. Edhe Alejandro Grimaldo përmendet si opsion, por me më pak shanse se dy të parët. Frimpong kushton 40 mln euro, kurse holandezi i “Djallit” mbi 60 mln euro.
Burimi: Telesport.al