Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona bën “kokë turku” yllin e skuadrës për të bërë të mundur transferimin e Nico Williams
30 Qershor 2025 18:19 Telesport “Telenovela” që mban emrin e Nico Williams, duket sikur nuk do ketë kurrë fund, pasi dita-ditës del një “seri” e re. Barcelona është shumë pranë transferimit të anësorit spanjoll, por duhet të ulë faturën e pagave për të përmbushur kërkesat e La Liga-s. Dhe për ta bërë këtë gjë, po mendohet të sakrifikohet një lojtar shumë premtues si Fermin Lopez. Mesfushori i ri andaluzian, i cili ka demonstruar angazhim, përkushtim dhe talent që kur u fut në ekipin e parë, gëzon dashurinë e tifozëve dhe besimin e stafit të trajnerëve. Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës duket...