Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Barazimi me Barcelonën, Zaneti motivon Interin, ish-kapiteni ka një mesazh edhe për tifozët
👁5835
Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti ka reaguar pas barazimit të zikaltërve në transfertën me Barcelonën. Në profilin e tij në Instagram, argjentinasi dërgoi një mesazh drejtuar ekipit dhe gjithashtu tifozëve: “Përpjekje e shkëlqyer, djema. Të gjithë në San Siro për ndeshjen e kthimit”, shkruan ai. Të martën, 6 maj, në orën 21:00 në “San Siro” do të mësohet ekipi i parë që do të prekë finalen e Championsit që luhet më 31 maj në “Allianz Arena”.