Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Nuk ka as ambulancë dhe as shërbim urgjence

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Nuk ka as ambulancë dhe as shërbim urgjence

Banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonë. Protesta zhvillohet pranë Spitalit të Vau i Dejës dhe vjen pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë. Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e shërbimeve shëndetësore në zonë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e tyre. Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe garanci për ofrimin e shërbimit shëndetësor, veçanërisht në raste emergjencash, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen situata të tilla në zonë. Protestuesi tha se qyteti, me rreth 50 mijë banorë është lënë pa shërbim urgjence gjatë natës, ndërsa mjekët roje janë hequr prej...