Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Mbrëmjen e sotme një grup banorësh të Thethit kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT. Në fshat kanë mbetur edhe 2 ndërtesa për t’u shembur, njëra prej tyre e konsiderueshme. Por kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund aksionit. “Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru –...