Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare

Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin që rregullon funksionimin e sistemeve të pagesave të administruara prej saj.Veç të tjerash, ndryshimet në rregullore parashikojnë ulje të mëtejshme të komisioneve që klientët e sektorit bankar do të paguajnë për transfertat e parave që do të kryejnë mes institucioneve të ndryshme financiare.Në projektrregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë propozon që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.Aktualisht, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera...