Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
BANJSKA E MITROVICËS ISHTE VENDBANIM SHQIPTAR
Jusuf Osmani Banjska shtrihet në bregun e majt të Ibrit, 10-12 km në veriperëndim të Mitrovicës. Është vendbanim me burime uji të nxehtë mjekues dhe për pije. Është vendbanim i vjetër antik, e ndoshta edhe shumë më i vjetër. Në lokalitetin e këtij vendbanimi janë gjetur mbishkrime të shkruar në gurë të kohës së sundimit romak në trevat ilire-dardane, si: D(is) m(anibus) / Voconia [Epi] caris vix(it) /annis XV[-e]ros mae(i) /si[bi et] coniugi/ pientissimae. Në Bajë (Banjskë) ekziston kisha e ngritur në mes të viteve 1313-1317 nga mbreti Millutin, mbi themele të një kishe të lashtë ilire, muret e së cilës kanë qenë ende të qëndrueshme. Banjska nën sundimin osman bjen në vitin 1422. Në te hynë rastësisht Mehmet Ali Pasha Jedreneli, duke shkuar për...