Banesën e gjejnë të përmbysur pas kthimit nga dasma, grabiten 15 milionë lekë dhe bizhuteri
foto ilustruese SARANDË- Një banesë në fshatin Shelegar të Sarandës është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së të martës, ndërsa familjarët ndodheshin jashtë për të marrë pjesë në një dasmë. Ngjarja është konstatuar pas kthimit të tyre në shtëpi mku kanë gjetur ambientet e banesës të kontrolluara dhe sende të ndryshme të shpërndara. Nga verifikimi paraprak, familjarët kanë deklaruar se mungonin rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe bizhuteri me vlerë. Sipas të dhënave dyshohet se bëhet fjalë për dy persona të cilët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e familjarëve dhe momentin kur shtëpia ka mbetur e boshatisur. Dyshohet se autorët e kanë kanë dëmtuar kamerën e sigurisë përpara se të hynin në banesë në përpjekje për të shmangur identifikimin. Pas denoncimit, në vendngjarje...
Burimi:
zeri.ai