Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 52 -vjeçarja
Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradect. Si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë pronarja e banesës, një 52-vjeçare me inicialet K.T. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. NJOFTIMI I POLICISË: Pogradec / Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen...