BANDA KRIMINALE PLAN PER RREMBIMIN E MBAPPE

BANDA KRIMINALE PLAN PER RREMBIMIN E MBAPPE

Një bandë kriminale në Francë dyshohet se kishte planifikuar rrëmbimin e disa biznesmenëve dhe personazheve të njohura të sportit dhe muzikës, mes tyre edhe yllit të Real Madridit dhe kapitenit të Francës, Kylian Mbappé. Sipas raportimeve të “Le Parisien”, në qendër të hetimit është një 18-vjeçar, i identifikuar si Clément L., i cili ndodhet në paraburgim për vepra të tjera penale. Nga telefonat e sekuestruar të tij, hetuesit zbuluan një listë me 26 adresa të personave të pasur, përfshirë futbollistë, këngëtarë dhe biznesmenë. Mes tyre ishte edhe adresa e Mbappés. Hetimet nisën pas një serie grabitjesh dhe tentativash për të identifikuar objektiva të pasur. Autoritetet dyshojnë se 18-vjeçari, edhe pse ndodhej në qeli, komunikonte përmes Snapchat-it dhe mund të kishte rol në koordinimin e bandës. I riu...