Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital
Transformimi dixhital mbetet një nga objektivat kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjekje për t’u afruar më shumë me Tregun e Vetëm Dixhital të Bashkimit Europian.Sipas një raporti të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), prioriteti i këtij procesi është përshpejtimi i investimeve në infrastrukturën e internetit me brez të gjerë dhe 5G, forcimi i interoperabilitetit dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.Transformimi dixhital shihet si një motor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në rajon. Përdorimi i teknologjive të reja pritet të thjeshtojë procedurat administrative, të ulë burokracinë dhe të ofrojë qasje më të lehtë për qytetarët...