Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!
Mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur të mos e përfaqësojë më Shqipërinë. Dëmtimet e fundit, mosha dhe dëshira për t’u përqendruar te karriera në klub kanë ndikuar në vendimin e tij, pas 24 ndeshjesh me fanellën kuqezi. Një tjetër kapitull mbyllet në historinë e Kombëtares shqiptare. Ivan Balliu ka vendosur t’i japë fund aventurës me fanellën kuqezi, duke i dhënë lamtumirën përfaqësueses pas nëntë vitesh. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale pranë ekipit kombëtar, sipas gazetarit të Top Channel, Endi Tufa. Mbrojtësi 34-vjeçar ka komunikuar vendimin për të mos e vijuar më angazhimin me Shqipërinë, në një moment kur Kombëtarja po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Nations League. Dëmtimet e fundit dhe mosha janë ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë...
Burimi:
javanews.al