Balliu ironizon socialistët: Edhe Zegjineja ka më shumë dinjitet se Braçe dhe Spiropali

Balliu ironizon socialistët: Edhe Zegjineja ka më shumë dinjitet se Braçe dhe Spiropali

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka ironizuar dy deputetët e PS, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që edhe pse u shprehën hapur kundër reformës territoriale votuan pro në Parlament. Ai deklaroi se me më shumë dinjitet u tregua Zegjine Çaushi, e cila nuk del kundër partisë, sesa ata që dalin kundër, por në fund zbatojnë urdhrat. Balliu tha se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të shprehin mendimet e tyre, por më pas të votojnë sipas qëndrimit të grupit parlamentar. “Më me standard dhe dinjitet doli Zegjineja, sepse Braçe me Spiropalin. Zegjineja nuk pretendon se është opozitare, ajo thotë që unë jam ushtare e partisë, ca të thotë partia. E sinqertë. Po del Spiropali, bën një fjalim me një patos, dhe tak votën....