Balla i vë afat opozitës: Reforma zgjedhore deri në fund të nëntorit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar përmbylljen e Reformës Zgjedhore brenda afatit të përcaktuar, duke i bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për çështjet që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla theksoi se detyrimet ndaj Bashkimit Europian janë përgjegjësi e Kuvendit si institucion dhe nuk mund të konsiderohen vetëm si detyrime të mazhorancës. Sipas Ballës, komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të përfundojë punën deri në fund të nëntorit. Ai u shpreh se procesi nuk duhet të mbetet i bllokuar për shkak të axhendave politike dhe kërkoi dakordësi mes palëve për çështjet që lidhen me procesin e integrimit europian. “Unë shpresoj shumë që Reforma Zgjedhore të mos jetë e njëanshme, por dua t’i...
Burimi:
ntv.al