Balla e caktoi, Begaj e dekretoi, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale
Presidenti i Republikës dekretoi sot datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj. Vendimi u dha pas takimit mëngjesin e sotëm me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe pas tij me Tom Doshin. Presidenti Bajram Begaj kishte sot procesin e konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale por ai që duhet të shërbente si proces konsultimi, përfundoi në një bashkëbisedim mes Begajt dhe aktorëve të mazhorancës, pasi të gjithë aktorët opozirtar bojkotuan Begajn, duke dënuar përdorjen e kreut të shtetit nga mazhoranca socialiste dhe Edi Rama. Që në krye të herës Partia Demokratike refuzoi ftesën...
Burimi:
syri.net