BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

Grupi i biznesit BALFIN është drejt shitjes së dytë të kompanive të saj të tregtisë me pakicë brenda pak muajve.Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar shitjen e kompanisë Fashion Group Albania te kompania me kapital nga Kosova Albi Holding.Fashion Group Albania (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve. Shoqëria operon përmes rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.FGA zotërohet në masën 100% nga grupi Balfin i biznesmenit shqiptar Samir Mane.Shoqëria blerëse Albi Holding është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar...
Burimi: Monitor.al