“Baks Bay duhet hetuar”, GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në Rrjoll
Banorët e Rjollit, pamje nga resorti Baks Bay TIRANË- Ditën e sotme GJKKO ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për resortin “Baks Bay” në zonën e Rrjollit, pas kërkesës së banorëve, të cilët prej 8 muajsh kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se po ndërtohet në tokat e tyre. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë banorët e Rrjollit. Luçiana Kokaj shprehet se GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të hapë hetime përndërtimin e resortit Baks Bay në Rrjoll. "GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të hapë hetime për ndërtimin e resortit Baks Bay dhe për mosshlyerjen e taksës së infrastrukturës në vlerën 8.3 milione euro ndaj Bashkisë Shkodër. Kush dhe pse nuk e ka paguar këtë shumë? Ku kanë shkuar paratë që i takojnë qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës?...
Burimi:
zeri.ai