Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm
Pas një seance ditën e hënë dhe dy të martën, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës, duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e ditës së shtunë kundër Serbisë. Rei Manaj është i vetmi që shqetëson Silvinjon. Sulmuesi mungoi ditën e martë për shkak të një gjendje gripale, ndërsa dje u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër, me disa ushtrime shumë të lehta në palestër. Për shkak të ngarkesës, edhe Mario Mitaj me Arlind Ajetin e mbyllën stërvitjen përpara kohe, për të mos rrezikuar diçka dhe vendin e tyre gjatë testeve në stërvitje e morën Artan Jazxhi, i cili...